Raporte të çuditshme në Itali dhe Angli për Ruganin në Arsenal

  • 07 August 2019 - 17:31
Raporte të çuditshme në Itali dhe Angli për Ruganin në Arsenal

Raportet në Angli thonë se Arsenali i ka braktisur bisedat për të nënshkruar me mbrojtësin e Juventusit Daniele Rugani, por në Itali ata insistojnë se skuadrat ende janë në negociata.

Mësohet se Juve insiston në shumë 30 milionë euro, por këto raporte bëjnë që të kemi mjegull për të fatin e mbrojtësit, i cili pritet të largohet pas arritjes se Matthijs de Ligt dhe Merih Demiral.

Oferta për dy vite huazim është refuzuar dhe për këtë shkak u ndalen negociatat, por tani Tuttosport shkruan se në tavolinë ende është në lojë huazimi me obligim blerjen në qershorin e 2020 për 30 milionë euro.

25 vjeçari u tha se ka arritur marrëveshje personale me Arsenalin si dhe është lidhur edhe me një kalim tek Wolverhampton Wanderers.

(Kosova Sot Online)