Juve nuk iu shet bileta tifozëve napolitan

  • 08 August 2019 - 20:28
Juve nuk iu shet bileta tifozëve napolitan

Juve i ka paralajmëruar tifozët e Napolit të cilët jetojnë në Campania apo kanë lindur në këtë rajon se nuk do të mund të blejnë bileta për përballjen e dy skuadrave më 31 gusht

Dy pretenduesit për skudeta pritet të përballen në fund të këtij muaji, por siç qëndrojnë punët asnjë banorë i napolit nuk do të mund të udhëtojë për këtë ndeshje.

Kjo për shkak të deklaratës së Juves në faqen zyrtare të tyre të cilët kanë shpjeguar kushtet kur i kanë hedhur biletat në shitje dje.

Policia e Torinos tashmë e ka distancuar vetveten nga kjo deklaratë, derisa politikani nga Campania, Flavia Sorrentino ka akuzuar bardhezinjtë për “racizëm” dhe “diskriminim territorial”.

Të dy skuadrat nuk janë vetëm rival në Serie A por po ashtu prezantojnë ndarjen veri-jug në Itali, derisa ish trajneri Maurizio Sarri- është rritur në Tuskanë por ka lindur në Napoli-kurse tani është trajner i Zonjës së Vjetër.

Juve është dënuar disa herë për koret anti-napolit shkaku i tifozëve të tyre madje edhe gjatë ndeshjeve të grupmoshave U-15. 

(Kosova Sot Online)