Jurgen Klopp e konfirmon: Alisson disa javë jashtë, nënshkruan me Andy Lonergan

  • 12 August 2019 - 20:33
Jurgen Klopp e konfirmon: Alisson disa javë jashtë, nënshkruan me Andy Lonergan

Liverpooli ka transferuar lojtarin me parametra zero Andy Lonergan si zëvendësues të Adrian

Trajneri i Liverpool Jurgen Klopp ka konfirmuar që portieri Alisson do të jetë jashtë “për disa javë” pas një lëndimi në kofshë.

Braziliani u zëvendësua në minutën e 39-të në fitoren e Liverpoolit 4-1 kundër Norëich në ndeshjen e parë në Premier Ligë të premten, pasi që zuri keq këmbën gjatë rivënies se topit në lojë.

“Nuk e di për momentin diagnozën e saktë se kur do të kthet ai por nuk do të jetë dita e mërkurë, kështu që ne tani duhet të shikojmë për alternativa tjera. Do të merr pak kohë, ndoshta disa javë, por do të shohim”.

“Për momentin është ‘gjashtë javë’, por ai nuk ësht ëlënduar shumë gjatë karrierës së tij kështu që duhet të shikojmë se si po zhvillohet ai, por është e sigurt që do të jetë jashtë për disa javë”.

Klopp ka konfirmuar që klubi do të transfrojë portierin e lirë Andyu Lonergan për kohë të shkurtër që do të jetë zëvendësues i Adrian, me ish portierin e Middlesbrough “që duket” se do të jetë në bankë për ndeshjen e Superkupës së Europës me Chelsea të mëkurën.

“Natyrisht, ne duhet të gjejmë zgjidhje për kohë të shkurtër, nëse nuk ndodh diçka më shumë, do të jetë Andy Lonergan”, tha Klopp.


(Kosova Sot Online)