Ribery e pranon Fiorentinan

  • 19 August 2019 - 22:09
Ribery e pranon Fiorentinan

Raportet nga Gjermania shkruajnë që Franck Ribery është qartësuar tërësisht dhe është gati ti bashkohet Fiorentinas si lojtar i lirë

Bild thekson se këtë mbrëmje Ribery ka marrë vendim dhe ka refuzuar disa oferta të mira për në Dinamo Moskë, Spartak Moskë apo disa klube në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kontrata e 36 vjeçarit me Bayern Munichun skadoi pas 12 viteve në Gjermani, ku ai fitoi Ligën e Kampionëve dhe nëntë tituj të Bundesligës.

Fiorentina ka konfirmuar se ata do të bëjnë një ofertë dhe “nëse ai dëshiron të vazhdojë të jetë një lojtar i nivelit të lartë, ata janë duke pritur”.

Sipas raporteve të fundit, familja e Riberys ka luajtur rol krucial në këtë vendim, të cilët kanë paketuar valigjet dhe kanë udhëtuar për në Florence për përvojën e re të lojtarit në Serie A. 

(Kosova Sot Online)