Bellerin: Ceballos është ‘njeri prej lojtarëve më të mirë që kam parë”

  • 23 August 2019 - 18:36
Bellerin: Ceballos është ‘njeri prej lojtarëve më të mirë që kam parë”

Hector Bellerin e konsideron Dani Ceballos, shokun e tij që do të jetë vetëm për këtë sezon në Arsenal, si njërin prej lojtarëve më të mirë që ai ka parë.

Hector Bellerin beson që miku i tij i skuadrës në Arsenal, Dani Ceballos është një ndër lojtarët që ai njeh.

Mesfushori është në huazim për një sezon tek londinezët nga Real Madridi, kurse ka pasur një paraqitje për t’u mbajtur mend në debutimin e tij kundër Burnley ku Arsenali shënoi fitore 2-1.

23 vjeçari i bëri dy asistent për Alexandre Lacazette dhe Pierre-Emerick Aubameyang derisa ishte në zemër të mesfushës së Arsenalit.

Bellerin, një shok skuadre edhe tek të rinjtë e Spanjës me Ceballos, mendon se Unai Emery ka një lojtarë tepër me ndikim dhe të talentuar në fushë këtë vit.

“Mendoj se Danië është njëri prej lojtarëve më të mirë që kam parë deri tani në karrierë”, ka thënë mbrojtësi i djathtë për faqen zyrtare të Arsenalit. “Kam luajtur me të prej që ishim 18 apo 19 vjet. Ne kemi luajtur bashkë me U-21: kuptohemi shumë mirë me të në fushë”.

“Ai është lojtar i madh. Mendoj se është njëra prej prurjeve tona më të mira. Premier Liga është shumë ndryshe nga ligat tjera, por ai e ka treguar në stërvitje që është gati për këtë”.

“Ai është gati për këtë dhe ai është një lojtar i cili që bën çdo gjë për të mirën e skuadrës së tij. ai ka një zemër të madhe dhe ai luan për të gjithë rreth tij”.

Arsenali ka një përballje të vështirë nesër ku përballet me kampionët europianë, Liverpool në Anfield nesër (e shtunë). 

(Kosova Sot Online)