Liverpooli ende nuk mund ta konfirmojë datën e rikthimit të Alissonit nga lëndimi

  • 23 August 2019 - 19:23
Liverpooli ende nuk mund ta konfirmojë datën e rikthimit të Alissonit nga lëndimi

Trajneri i portierëve të Liverpoolit, John Achterberg, ka thënë se është e vështirë të parashikohet data e rikthimit të Alisson Beckerit nga lëndimi.

Portieri brazilian pësoi lëndim në muskulin e këmbës së djathtë qysh në xhiron e parë të Ligës Premier te The Reds në përballjen ndaj Norwichit.

Liverpooli do të jetë nikoqir i Arsenalit në “Anfield Road” nesër (e shtune) nga ora 18:30, ndërsa Adrian do të startojë në portë, shkaku i lëndimit të Alisson.

“Alisson është mirë. Ai merr pjesë çdo ditë në tretmanët mjekësore dhe mundohemi që t’i zhvillojmë gjërat sa më shumë”, ka thënë Achterberg. 

“Ai është në gjendje që t’i bëjë disa stërvitje në palestër pa përdorur këmbën e tij. Është e vështirë, por duhet të vazhdoni të jeni pozitiv”, ka thënë më tej trajneri i portierëve të Liverpoolit.

Alisson është pjesë e rëndësishme e The Reds dhe sukseseve të arritura në sezonin e kaluar, e që Jurgen Klopp do të shpresojë që braziliani të kthehet sa më parë.

(Kosova Sot Online)