Spanja dhuron spektakël

  • 08 September 2019 - 22:47
  Spanja dhuron spektakël

Spanja ka marrë tri pikë të tjera në kualifikimet për Euro 2020, duke i mposhtur 4-0 Ishujt Faroe.

Ishujt Faroe ishin kafshatë e lehtë për Spanjën.

Të besuarit e Robert Morenos triumfuan 4-0 me një gol në pjesë të parë dhe tre në atë të dytë.

Rodrigo, që startoi në këtë ndeshje – shënoi golat e parë, në minutat 13’ dhe 50’, kurse Paco Alcacer, i cili u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë, realizoi në minutat 90’ dhe 92’, për rezultatin 4-0.

Pas kësaj fitore, Spanja ka shkuar në kuotën e 18 pikëve në Grupin F, duke lënë prapa Suedinë me 11. 

(Kosova Sot Online)