Italia e frikshme me Mancinin, mposhti edhe Finlandën

  • 08 September 2019 - 22:52
Italia e frikshme me Mancinin, mposhti edhe Finlandën

Italia ka marrë pikët e plota kundër Finlandës, duke triumfuar 2-1.

Italia e Roberto Mancinit vazhdon të shkëlqejë.

Në xhiron e gjashtë të kualifikimeve për Euro 2020, Italia arriti ta mposhtë rivalin direkt për pozitën e parë, Finlandën, për të shkuar në kuotën e 18 pikëve, gjashtë më shumë se përcjellësi i parë.

Golat për Italinë në fitoren 2-1 i shënuan Ciro Immobile dhe nga penalltia Jorginho, kurse për Finlandën shënoi Teemu Pukki.

(Kosova Sot Online)