Për shitjen e Muriqit Fenerbahçe kërkon 50 milionë euro

  • 12 shtator 2019 - 18:31
Për shitjen e Muriqit Fenerbahçe kërkon 50 milionë euro

Forma fantastike me Fenerbahçen dhe së fundmi me Kosovën ka bërë që shumë klube të interesohen për sulmuesin Vedat Muriqi.

Interesimi i Tottenhamit, Fiorentinës dhe Lazios, e ka detyruar klubin turk, që të mendojë t’ia rinovojë kontratën shtatlartin nga Prizreni, ende pa i mbushur tre muaj që nga transferimi i tij nga Rizesporti për 3.5 milionë euro.

Sipas medieve në Turqi, Fenerbahçe planifikon që në kontratën e re, të vendosë klauzolë të lirimit prej 50 milionë eurosh.

25 vjeçari që u transferua gjatë verës te Fenerbahçe, në 3 ndeshjet e para të kampionatit, ka shënuar 2 gola. Ndërkaq, në 2 ndeshjet e fundit ne Kosovën, arriti të realizojë nga një gol kundër Çekisë dhe Turqisë.

(Kosova Sot Online)