Mbyllen pjesët e para në tri ndeshjet e IPKO Superligës
Janë mbyllur pjesët e para në tri ndeshjet e sotme të IPKO Superligës, në kuadër të xhiros së pestë. Feronikeli po avancon ndaj Flamurtarit, kurse Vushtrria po barazon me Drenicën, njëjtë si Dukagjini me Ferizajn
Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e xhiros së pestë të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.
Feronikeli po avancon ndaj Flamurtarit me rezultat 1:0, në ndeshjen kryesore të ditës së sotme.
Golin për ekipin kampion të Kosovës e ka shënuar Mendurim Hoti.
Ndërkohë, Vushtrria dhe Drenica po barazojnë, 1:1.
Kuqezinjtë kanë kaluar të parët në epërsi me golin e Qemail Elshanit në fillim të lojës.
Kurse, për vushtrriasit ka barazuar De Paula.
Edhe pjesa e parë e duelit ndërmjet Dukagjinit dhe Ferizajt ka përfunduar baras, por pa gola.
(Kosova Sot Online )