Arsenali e konsideron shitjen e Ozilit

  • 20 September 2019 - 18:02
Arsenali e konsideron shitjen e Ozilit

Ky mund të jetë sezoni i fundit i mesfushorit ofanziv gjerman në “Emirates Stadium”

Ky mund të jetë sezoni i fundit i Mesut Ozilit në fanellën e Arsenalit.

Ylli gjerman me prejardhje turke pritet të largohet nga “Emirates Stadium” në fund të këtij sezoni.

Ish-sulmuesi Paul Mariner mendon se rroga e lartë e ish-përfaqësuesit gjerman mund t’i shtyjë “Topçinjtë” që ta shesin atë gjatë verës që vjen.

Fituesi i Botërorit me Gjermaninë i ka zhvilluar vetëm 71 minuta me “Gunners” në sezonin 2019/2020.

Ozil nuk ka treguar sa pritej nga ai në Londër, që prej transferimit nga Real Madridi vite më parë. 

(Kosova Sot Online)