FIFA, e zemëruar me Ronaldon

  • 24 September 2019 - 14:12
FIFA, e zemëruar me Ronaldon

Përkundër që ishte njëri ndër tre kandidatët për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë, Cristiano Ronaldo nuk mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Milano dhe kjo mungesë e ka zemëruar organin qeverisës të futbollit botëror.

Të hënën pasdite, stafi i FIFA-s e kishte marrë si të sigurt prezencën e Cristiano Ronaldos në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, të cilën synonin ta bënin më të paharrueshmen në botën e sportit, shkruan Marca.

Megjithatë, me kalimin e kohës, mungesa e Ronaldos u bë më evidente dhe la të kuptohet se Lionel Messi do ta merrte çmimin kryesor të natës, përkundër që Virgil Van Dijku ishte konsideruar favoriti.

Duke e pasur parasysh faktin se Ronaldo jeton vetëm 150 kilometra larg Milanit, vendimi i portugezit për të mos marrë pjesës në çmimet e FIFA-s u kritikua edhe më shumë nga tifozët dhe gazetarët.

Kur koha erdhi për ta lajmëruar formacionin më të mirë të vitit, FIFA FIFPro World XI, u bë e qartë se Ronaldo nuk do të shfaqej, pasi që emri i tij nuk u thirr, përkundër që ai ishte pjesë e atij formacioni.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, nuk e mbajti aspak sekret zhgënjimin e tij me mungesën e Ronaldos. Infantino e lavdëroi Messin duke thënë se e meriton plotësisht çmimin dhe se është i lumtur që argjentinasi më në fund e shtoi edhe këtë çmim në koleksionin e tij.

(Kosova Sot Online)