Higuain tregon sesi ia humbi Argjentinës Kupën e Botës

  • 26 September 2019 - 15:46
Higuain tregon sesi ia humbi Argjentinës Kupën e Botës

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, ka folur për Kupën e Botës 2014 dhe rastin e artë të humbur, i cili i kushtoi me Argjentinës me trofeun e humbur kundër Gjermanisë.

Gjermani e fitoi Botërorin e 2014-es falë një goli në vazhdime nga Mario Gotze, por Argjentina ka mundur të shpallej kampione e botës sikur Higuain të shënonte në mundësinë e atë që e kishte para se ndeshja të shkonte në kohën shtesë.

“Ishte një lëvizje e papritur, e mora topin dhe fatkeqësisht nuk munda të shënoj. Mbaj në mend që e bëra gjënë e parë që më erdhi në mendje, por nuk e di nëse do ta bëja të njëjtën gjë nëse do të ndodhte tani”, tha Higuain për Sky Sports.

Por, ai ka këmbëngulur nuk ka qenë aq e lehtë për të të shënonte siç duket në televizion.

“Unë isha i kthyer me shpinë duke vrapuar kur më erdhi topi. Mbrojtësi që ishte 15 metra larg meje ma pasoi topin dhe unë u ktheva drejt portës. Duket më e lehtë seç ishte”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)