‘FIFA e lejon Crvena Zvezdën që të luajë në Kosovë’

  • 26 September 2019 - 18:30
‘FIFA e lejon Crvena Zvezdën që të luajë në Kosovë’

Mediet serbe shkruajnë se FIFA ka intervenuar në krah të Serbisë që Crvena Zvezda të luajë në Kosovë,.

Shorti i Kupës së Serbisë i kishte vënë përballë Crvena Zvezdën dhe Trepçën, derisa ishte vendosur që kjo ndeshje të luhej në Zveçan.

“Më 20 shtator shtëpia botërore e futbollit, FIFA e ka informuar presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi se ka tërhequr kërkesat e institucioneve të sigurisë të Kosovës, që i ndalojnë klubet nga territori i Serbisë të luajnë në ‘provincën jugore serbe’”, thuhet në mediumin serb “telegraf.rs”, raporton media.

“Vendimi, që ka ardhur nga zyrat e FIFA-s, automatikisht nënkupton që ndeshja e Kupës së Serbisë mes Trepçës dhe Crvena Zvezdës do të luhet më 5 tetor në Kosovë”, shkruan më tej ky medium.

(Kosova Sot Online)