Celina shkëlqen për Swansean

  • 03 tetor 2019 - 13:10
Celina shkëlqen për Swansean

Ylli kosovar, Bersant Celina, e bëri një paraqitje mbresëlënëse në fitoren e mbrëmshme të Swansea Cityt kundër Charlton Athletic, në kuadër të Championshipit, nivelit të dytë të futbollit në Angli.

Swansea City siguroi fitore me rezultat 2:1 në ndeshjen e mbrëmshme kundër Charlton Athletic. Tre pikët e fituara nga kjo ndeshje bënë që Swansea ta fitojë pozitën e parë në tabelën e Championshipit.

Kosovari Celina luajti deri në momentet e fundit të ndeshjes, kur trajneri e zëvendësoi me Ben Wilmot për të humbur kohë.

Ai u vlerësua me notën 7.1 nga SofaScore dhe ishte njëri ndër futbollistët me notën më të mirë nga kjo ndeshje.

Ai ishte i saktë në 87.8 për qind të pasimeve dhe ishte afër ta shënojë një gol, mirëpo goditja e tij u prit nga portieri Dillon Philips.

Celina do ta zhvillojë edhe një ndeshje në fundjavë me klubin uellsian, para se t’i bashkohet ekipit kombëtar të Kosovës për ndeshjet e tetorit.

 

(Kosova Sot Online)