Radha për Cristiano Ronaldon…!

  • 21 October 2019 - 19:00
Radha për Cristiano Ronaldon…!

Janë zbardhur edhe 5 emra tjerë nga “France Football” për “Topin e Artë”. Lista me 30 kandidatë do të kompletohet në orën 20:00. Ronaldo, Alisson, Wijnaldum, Benzema dhe De Ligt janë të nominuarit e radhës.

Revista prestigjioze franceze “France Football” ka nisur publikimin e listës me 30 kandidatët e mundshëm për “Topin e Artë” për vitin 2019, me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon që do ta vazhdojnë rivalitetin për çmimin më prestigjioz individual për futbollistë.

France Football do ta zbardhë listën zyrtare me 30 finalistët për “Topin e Artë” gradualisht duke filluar nga ora 17:30 deri në orën 20:00.

Tashmë janë zbardhur 15 emrat e parë në listën e “France Football” që do të kompletohet deri në orën 20:00.

Të nominuarit e radhës janë; Cristiano Ronaldo (Juventus), Mathijas De Ligt (Juventus), Alisson Becker (Liverpool), Gorgio Wijnaldum (Liverpool) dhe Karim Benzema (Real Madrid).

(Kosova Sot Online)