Mustafi i uron Gomesit shërim të shpejtë: Do të rikthehesh edhe më i fuqishëm, vëlla

  • 04 nëntor 2019 - 11:32
Mustafi i uron Gomesit shërim të shpejtë: Do të rikthehesh edhe më i fuqishëm, vëlla

Shkodran Mustafi i ka uruar ish-bashkëlojtarit të tij, Andre Gomes, shërbim të shpejtë, pas lëndimit të tmerrshëm që mesfushori portugez i Evertonit e pësoi në një ndeshje kundër Tottenhamit në Premierligë të dielën.

Gomes e theu këmbën në një duel me Son Heung-min në barazimin e Evertoni 1:1 me Tottenhamin në Goodison Park.

Evertoni konfirmoi sot se Gomes do të operohet në nyjën e thyer.

Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Mustafi i është bashkuar yjeve të shumta të futbollit për t’i uruar shërbim të shpejtë Gomesit, me të cilin dikur ka luajtur në një skuadër.

Mustafi dhe Gomes ishin pjesë e Valencias në La Liga gjatë vitit 2015, para se i pari t’i bashkohej Arsenalit dhe i dyti Barcelonës më 2016.

“Shërim të shpejtë, vëlla. Jam i sigurt se do të rikthehesh edhe më i fortë”, shkroi Mustafi në Instagram.

(Kosova Sot Online)