Klubet dhe gjyqtarët italianë takohen për të diskutuar për VAR-in
Lojtarët dhe trajnerët në kuadër të Serisë A do të takohen më 19 nëntor për ta vlerësuar performancës e teknologjisë së VAR-it në ndeshjet e zhvilluara deri më tani në këtë sezon.
Takimi mes lojtarëve dhe trajnerëve është konfirmuar nga presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina të martën. Pikërisht Gravica dhe kryesori i komisionit për referim, Nicola Rizzoli, do ta kryesojnë këtë takim.
Në këtë takim do të marrin pjesë edhe zyrtare të tjerë të ndeshjeve, trajnerë dhe kapitenët e klubeve të Serisë A, si dhe disa gazetarë.
Kjo vjen pas incidenteve të fundit kontroverse në të cilat është përfshirë VAR-i në ndeshjet e këtij sezoni, duke ngjallur kritika nga klubet dhe kërkesa që të iu sqarohen vendimet e marra deri më tani.
Për ta sqaruar se si po përdoret VAR-i, ANSA raporton se Federata do të ofrojë analiza të detajuara mbi të gjithë vendimet e marra në ndeshjen e deritanishme, që kanë ngjallur debat.
(Kosova Sot Online)