Messi kthehet me gol te Argjentina, mposht Brazilin
Argjentina ka fituar miqësoren e luksit, duke e mposhtur 1-0 Brazilin.
Lionel Messi u rikthye në Kombëtare pas disa muajsh mungese.
Me rikthimin e Leos, Argjentina tregoi dhëmbët, duke e mposhtur minimalisht Brazilin.
Golin e vetëm e shënoi pikërisht 32-vjeçari i Barcelonës.
Messi shënoi golin e fitores në minutën e 14-të.
Ai fillimisht tentoi nga penalltia, e humbi atë, por e zuri topin më shpejtë se të gjithë dhe shënoi për 1-0, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.
Argjentina ndeshjen e radhës e zhvillon me Uruguain, kurse Brazili me Korenë e Jugut.
(Kosova Sot Online)