Gjykata Supreme Franceze hedh poshtë ankesën e Benzemas

  • 09 December 2019 - 21:00
Gjykata Supreme Franceze hedh poshtë ankesën e Benzemas

Gjykata Supreme Franceze ka hedhur poshtë të hënën ankesën e Karim Benzemas

Gjykata Supreme Franceze hodhi poshtë të hënën ankesën e sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema, për t’u çliruar nga akuza që e përndjek prej vitit 2015 për përfshirjen e tij të dyshuar në një përpjekje për të shantazhuar shokun e tij të atëhershëm të skuadrës së kombëtares së Francës, Matthieu Valbuena.

Gjykatësit e autoritetit më të lartë gjyqësor konsideruan se hetuesit nuk i kaluan kufijtë legjitimë për të marrë prova, në kundërshtim me atë që lojtari pretendente.

Kjo do të thotë se qëndron në fuqi vlefshmëria e të gjitha atyre provave të mbledhura nga prokuroria, të cilat mund të çojnë  Benzemanë në bankën e të akuzuarit në fund të procedurës së hetimit.

(Kosova Sot Online)