Messi nuk e do Lautaron në Barcelonë

  • 27 December 2019 - 15:49
Messi nuk e do Lautaron në Barcelonë

Sulmuesi argjentinas nuk dëshiron që bashkëlojtari dhe shoku i tij, Luis Suarez, të mbetet nën hije të Martinezit.

Lionel Messi nuk e do Lautaro Martinezin në Barcelonë.

Lajmin e ka bërë të ditur “El Desmarque”.

Sipas këtij mediumi, ylli argjentinas nuk dëshiron që bashkëlojtari dhe shoku i tij i ngushtë, Luis Suarez të mbetet nën hije të Martinezit.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë dëshiron të luajë përkrah sulmuesit uruguaian së paku edhe sezonin e ardhshëm.

Klauzola e shkëputjes së kontratës së Lautaros me Interin është 100 milionë euro.

Ai po shkëlqen këtë sezon në fanellën e ekipit italian, me të cilin i ka realizuar 13 gola dhe i ka bërë 3 asistime deri tash këtë sezon.

“Nerazzurri” nga ana e tyre qe disa muaj janë duke punuar që t’ia vazhdojnë kontratën yllit të tyre të ri.

Interesim për Martinezin kanë shfaqur edhe Manchester City dhe Real Madridi.

(Kosova Sot Online)