Me një gol të Messi, Barça fiton në debutim me trajnerin e ri

  • 19 janar 2020 - 23:11
Me një gol të Messi, Barça fiton në debutim me trajnerin e ri

Barcelona e ka mundur me rezultat 1-0 Granadan sonte në Camp Nou për të marrë një fitore shumë të madhe në debutim me trajnerin e ri, Quique Setien

Barcelona ka fituar me rezultat 1-0 kundër Granadas sonte, në një ndeshje të vështirë që u deshën më shumë se 70 minuta për t’u zhbllokuar rezultati.

Pjesa e parë përfundoi pa gola 0-0, edhe pse Barcelona e ka dominuar këtë ndeshje që nga fillimi.

Në pjesën e dytë Barcelona vazhdoi presionin dhe erdhi te goli tek në minutën e 74-të.

Ishte Lionel Messi zhbllokoi rezultatin me një gol pas një superaksioni të kampionëve të Spanjës.

Kujtojmë se Granada luajti me një lojtar më pak pasi që në minutën 69-të ndëshkohet me karton të kuq German Sanchez.

Pavarësisht golit që shënoi Messi, lojtari më i mirë në këtë ndeshje është shpallur Arturo Vidal.

Me këtë fitore Barcelona ka 43 pikë, po aq sa Real Madridi por gjendet në vendin e parë për shkak të golëdallimit më të mirë.

Granada e ruan vendin e 10 me 27 pikë.


(Kosova Sot Online)