Rrumbullaku transferohet në Rumani

  • 20 January 2020 - 13:51
Rrumbullaku transferohet në Rumani

U largua nga Kukësi në verë, pasi nuk ra dakord që të vijojë bashkëpunimin me verilindorët, por Simon Rrumbullaku vetëm tani arriti të gjejë një skuadër të re për të vijuar karrierën.

Mbrojtësi anësor është prezantuar te skuadra rumune e UTA Arad, me të cilën ka firmosur një kontratë të vlefshme për një vit e gjysmë, pra deri në verën e 2021-shit.

UTA Arad militon në kategorinë e dytë rumune dhe është në vendin e parë me 41 pikë, ndërsa Rrumbullaku pritet të jetë një vlerë e shtuar në garën për t’u rikthyer në elitë.

(Kosova sot Online)