Simeone, kandidat për trajner të Bayernit
Gjiganti bavarez e ka zgjedhur trajnerin aktual të Atletico Madridit për ta drejtuar ekipin gjerman nga sezoni i ardhshëm
Bayern Munichu e ka identifikuar Diego Simeonen si kandidatin kryesor për ta bërë trajner nga sezoni i ardhshëm.
Për këtë siguron mediumi spanjoll “Don Balon”.
Kampioni aktual gjerman nuk e ka gjetur ende pasardhësin afatgjatë të Niko Kovacit.
Hans Flick është duke e drejtuar përkohësisht Bayernin deri në fund të sezonit.
Gjiganti gjerman gjatë verës që vjen duket se do t’ia besojë një projekt të ri trajnerit aktual të Atletico Madridit.
Simeone po e drejton me plot sukses qe disa vite ekipin spanjoll.
(Kosova Sot Online)