Përkundër rrezikut, Barcelona – Napoli do të luhet me tifozë në stadium

  • 06 March 2020 - 13:52
Përkundër rrezikut, Barcelona – Napoli do të luhet me tifozë në stadium

Ministri spanjoll i Shëndetësisë, Salvador Ilia, e ka konfirmuar se përballja mes Napolit dhe Barcelonës nuk do të luhet prapa dyerve të mbyllura, përkundër rrezikut nga përhapja e koronavirusit.

Qeveria italiane lajmëroi se të gjitha ndeshjet që do të zhvillohen në territorin italian do të luhen pa tifozë në stadium deri më 3 prill. Megjithatë, tifozët e Napolit do ta kenë mundësinë ta shikojnë skuadrën e tyre të luajë nga afër këtë muaj.

Ndeshja kthyese e 1/16 të finales së Ligës së Kampionëve do të zhvillohet më 18 mars në Camp Nou dhe qeveria spanjolle nuk ka vendosur t’ua mbyllë dyert e stadiumit tifozëve që vijnë nga jugu i Italisë.

“Ndeshja nuk është e rrezikuar. Nuk ka asnjë rrezik që ndeshja të luhet pa tifozë të pranishëm në stadium”, ka thënë Illa, në një prononcim për RAC1.

“Ne kemi vendosur t’i mbyllim stadiumet vetëm për ndeshjet ku do të jenë të pranishëm njerëz nga zonat e prekura nga koronavirusi, që nuk është rasti i ndeshjes në Camp Nou”.

“Gjëja e vetme që po na shqetëson është eksodi i shumë tifozëve. Ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Napolit do të zhvillohet si zakonisht, pasi që Napoli për momentin nuk është zonë e rrezikuar nga koronavirusi si veriu i Italisë”. 

(Kosova Sot Online)