Coronavirusi shkakton kaos në futbollin shqiptar

  • 09 March 2020 - 15:08
Coronavirusi shkakton kaos në futbollin shqiptar

Coronavirusi tashmë ka shkaktuar situatë kritike në Shqipëri ku u identifikuan dy persona të prekur nga ky virus që po shkakton viktima nëpër botë. Kjo ka bërë që Qeveria Shqiptare t’i shtojë masat mbrojtëse nga ky virus me ç’rast ka kërkuar edhe pezullimin e të gjitha aktiviteteve sportive deri më 3 prill.

Në programin e Federatës Shqiptare të Futbollit ishin planifikuar zhvillimi i dy ndeshjeve për pasditen e sotme: Vllaznia – Partizani (18:00) dhe Skënderbeu – Kukësi (18:00). Pas konsultave në mes institucioneve është vendosur që edhe këto dy ndeshje kampionale të zhvillohen sipas programit. Por, ato duhet të luhen pa praninë e shikuesve.

Sa i përket pauzimit të kampionatit sipas kërkesës së Qeverisë kjo pritet të qartësohet në ditët në vijim nëse kampionati do të pushojë deri më 3 prill apo do të vazhdojë të zhvillohet, por pa praninë e publikut.

Kjo do të varet shumë nëse numri i të prekurve nga Coronavirusi do të shtohet apo do të parandalohet. Siç dihet në shumë vende të ndryshme ndeshjet po zhvillohen pa shikues.

(Kosova Sot Online)