Roma nuk mundi të udhëtojë nga Italia në Spanjë për ndeshje të Ligës së Evropës

  • 11 March 2020 - 14:46
Roma nuk mundi të udhëtojë nga Italia në Spanjë për ndeshje të Ligës së Evropës

Roma nuk ka pasur mundësi të udhëtojë nga Italia në Spanjë për ndeshjen e 1/8 të finales së Ligës së Evropës të enjten kundër Sevillës, pasi që aeroplanit të skuadrës nuk iu dha autorizimi për t’u ulur në Spanjë shkaku i masave që janë ndërmarrë shkaku i koronavirusit.

Dy skuadrat, që ishte planifikuar të përballen në stadiumin Ramon-Sanchez Pizjuan për ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, tani duket se do ta kenë të pamundur ta zhvillojnë këtë ndeshje.

Roma e ka lëshuar një deklaratë zyrtare në rrjete sociale, për ta konfirmuar këtë lajm.

“Roma nuk do të udhëtojë në Spanjë për ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Sevillas për shkak të mungesës së autorizimit nga autoritetet lokale. Detajet e tjera do të lajmërohen nga UEFA”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Italia është për momentin e vendosur në karantinë, ndërsa në vend janë vendosur edhe kufizime të ashpra lidhur me udhëtimet jashtë vendit.

Mbi 10 mijë raste të infektuar me koronavirus janë identifikuar në Itali, ku tashmë kanë vdekur 631 persona shkaku i koronavirusit.

Spanja është gjithashtu njëra ndër vendet më të prekura në Evropë nga ky virus, me mbi dy mijë raste të konfirmuara, si dhe 47 të vdekur.

Evente të mëdha sportive rreth e përqark botës po vazhdojnë të preken nga kjo krizë e koronavirusit, përderisa Serie A, La Liga dhe Ligue 1 kanë marrë vendime për suspendimin e ndeshjeve ose zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë.

(Kosova Sot Online)