Drejtori sportiv i Dortmundit: Neymari është aktor i mirë

  • 12 March 2020 - 14:05
Drejtori sportiv i Dortmundit: Neymari është aktor i mirë

Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Michael Zorc, e ka përshkruar yllin e Paris Saint-Germainit si aktor të mirë, pasi Emre Can u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje ndaj brazilianit. Trajneri Lucien Favre e quajti vendimin e gjyqtarit “pothuajse qesharak”.

Dortmundi e kishte fituar ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit me rezultat 2:1 dhe u nis për në Parc des Princes, ku s’u lejuan brenda tifozët, me synimin për ta zënë një vend në çerekfinale.

Megjithatë, gjiganti gjerman s’e arriti dot këtë synim të vetin, pasi që Paris Saint-Germaini arriti ta përmbysë rezultatin përmes një goli të shënuar me kokë nga Neymari dhe golit tjetër nga Juan Bernat.

Njëra ndër momentet vendimtare të ndeshjes ishte edhe ndëshkimi me karton të kuq të Emre Can për një ndërhyrje dhe zënke me Neymarin. Hierarkia e Dortmundit e komentoi atë incidentin pas përfundimit të ndeshjes dhe s’ishin të kënaqur aspak me vendimin e gjyqtarit.

“Mendoj se kartoni i kuq ishte shumë i ashpër. Emre Can iu kundërpërgjigj atij dhe ne të gjithë e dimë se Neymari është një aktor i  mirë, ai e dëshmoi këtë gjë edhe sot”, tha Zorc.

Me Zorc-un e pajtua edhe Favre, i cili tha: “Ndëshkimi ishte shumë i ashpër. Emre Can e bëri vetëm një gabim të vogël dhe Neymari e ekzagjeroi situatën. Ndëshkimi ishte shumë i ashpër, pothuajse qesharak”. 

(Kosova Sot Online)