A-League vazhdon përkundër koronavirusit

  • 16 March 2020 - 16:59
A-League vazhdon përkundër koronavirusit

Federata Australiane e Futbollit nuk e ka ndërmend ta ndalë kampionatin, por ndeshjet do të luhen pa shikues

Federata e Futbollit të Australisë ka njoftuar se nuk do ta ndalë kampionatin e futbollit.

Në fakt, A-League do të vazhdojë, por pa praninë e shikuesve.

E ardhmja e sezonit 2019-2020 ishte vënë në dyshim që kur Australia dhe Zelanda e Re i ndaluan udhëtimet për shkak të koronavirusit.

Ky virus ka bërë që ligat më të forta në Evropë të ndalen përkohësisht.

Udhëtuesit në Australi dhe Zelandë të Re duhet të vetëizolohen për 14 ditë për shkak të COVID-10.

Megjithatë, kampionati australian do të vazhdojë me gjashtë ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt, por me dyer të mbyllura. 

(Kosova Sot Online)