Interi ia ul çmimin Perisicit

  • 20 March 2020 - 11:32
Interi ia ul çmimin Perisicit

Bayern Munich raportohet se është i gatshëm ta blejë në mënyrë permanente anësorin kroat të huazuar nga Interit, Ivan Perisicit, pasi që zikaltrit ua kanë dhënë gjermanëve opsionin për ta transferuar atë me një çmim më të ulët.

Gazeta italiane Gazzetta dello Sport zbulon se Interi është i gatshëm ta uë për pesë milionë euro shumën për të cilin ishte pajtuar me Bayernin për transferimin e Ivan Perisicit kur ishte arritur marrëveshja për huazimin e kroatit.

Sulmuesi anësor e pësoi një lëndim në kyçin e këmbës gjatë muajit shkurt, mirëpo ai i kishte bindur drejtuesit e gjigantit gjerman me paraqitjet dhe kontributin e tij në ndeshjet para atij lëndimi.

Me pesë gola të shënuara dhe tetë asiste në 22 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat, 21-vjeçari ka qenë mjaft mbresëlënës për Bayernin dhe ka bërë që klubi gjerman të jetë i gatshëm ta blejë atë në mënyrë permanente këtë verë.

Bayerni e ka të lehtë t’i sigurojë shërbimet e Perisicit edhe për sezonin e ardhshëm pasi që ishte marrë vesh gjatë verës së kaluar për opsionin e blerjes së kroatit këtë verë për 20 milionë euro.

Megjithatë, tani Gazzetta dello Sport shkruan se Interi është i gatshëm t’ia ulë pesë milionë euro Bayernit në çmimin për Perisicin, për t’u siguruar që gjermanët e blejnë kroatin.

Perisic, i cili arriti në San Siro nga Wolfsburgu, luajti në 163 ndeshje për Interin dhe kontribuoi me 40 gola e 37 asiste, para se të largohet verën e kaluar nga skuadra zikaltër, pas katër sezoneve me ta. 

(Kosova Sot Online)