E konfirmon agjenti Torres : Real Madridi interesohet për yllin e Napolit

  • 03 prill 2020 - 12:15
E konfirmon agjenti Torres : Real Madridi interesohet për yllin e Napolit

Agjenti Alvaro Torres ka zbuluar se Real Madridi është i interesuar ta transferojë yllin e Napolit, Fabian Ruiz, i cili i mbush 24 vjeç sot. Torres ka pretenduar se mesfushori Ruiz do ta shënjojë një epokë në futboll me talentin e tij.

 Pas një tjetër sezoni me paraqitje mbresëlënëse për skuadrën e Napolit, Fabian Ruiz është përfolur për një kthim potencial në Spanjë, pasi që thuhet se Real Madridi është i interesuar ta sjellë atë në Santiago Bernabeu.

“Është e qartë që ka shumë klube të rëndësishme që po pyesin për të. Ai ka qenë duke luajtur që tre vjet në nivelin më të lartë”, ka thënë Torres, në një intervistë të dhënë për Canal Sur Radio.

“Po, është e vështirë se Real Madridi ka shfaqur interesim për të. Ne i kemi treguar për këtë gjë Napolit”.

“Por, për momentin, ai duhet të përqendrohet te skuadra e tij. Do ta shohim çfarë do të ndodhë gjatë afatit kalimtar të verës. Ai është një mesfushor që do ta shënjojë një epokë”.

24-vjeçari ka kontribuar me dy gola në 22 ndeshje të Serisë A këtë sezon, duke e rritur kështu shifrën prej dhjetë golave në 72 ndeshjet e zhvilluara për “Partenopei-t” në të gjitha garat.

Përfaqësuesi spanjoll, i cili i ka bërë gjashtë paraqitje me ekipin kombëtar të Spanjës, ishte transferuar në Napoli në korrik të vitit 2018, pasi kishte shkëlqyer me Real Betisin në La Liga në sezonin paraprak. 

(Kosova Sot Online)