Juve e Barça po mendojnë për shkëmbimin e lojtarëve
Nëse arrihet marrëveshja, Bernardeschi do të përfundojë në Camp Nou, kurse Rakitic e Umtiti në “Allianz Stadium“
Juventusi dhe Barcelona janë duke biseduar për një shkëmbim të mundshëm të futbollistëve gjatë verës që vjen.
Portali italian “Calciomercato” shkruan se gjiganti katalunas është i vendosur për ta transferuar Federico Bernardeschin.
Dhe, në këmbim kampioni aktual spanjoll ia ofron Juves dy futbollistë në këmbim.
Bardhezinjve u janë ofruar mesfushori Ivan Rakitic dhe qendërmbrojtësi Samuel Umtiti.
Barça po ashtu është e interesuar ta transferojë sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, për të cilin po ashtu ofron futbollistë.
(Kosova Sot Online)