Kante bëhet prioritet i Barçës

  • 16 April 2020 - 16:43
 Kante bëhet prioritet i Barçës

Gjiganti katalunas synon ta transferojë mesfushorin e Chelseat për ta zëvendësuar Ivan Rakiticin

Barcelona ka shprehur interesim për mesfushorin e Chelseat, N’Golo Kante.

Kështu shkruan e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”.

Madje, mesfushori francez është bërë objektivi kryesor i gjigantit katalunas për verën e ardhshme.

Kampioni aktual spanjoll e sheh kampionin e botës me Francën si pasardhës ideal të Ivan Rakiticit, i cili pritet të largohet nga Camp Nou.

Chelsea nga ana e tij në këmbim të Kantes mund ta kërkojë Philipe Coutinhon.

Mesfushori brazilian po pëlqehet nga trajneri Frank Lampard, për ta pasuruar fazën ofanzive.

(Kosova Sot Online)