Menaxheri i Rrahmanit ka këshilluar Kumbullën që të mos shkojë në Inter ose Lazio

  • 17 April 2020 - 20:48
 Menaxheri i Rrahmanit ka këshilluar Kumbullën që të mos shkojë në Inter ose Lazio

Aliaj beson se Kumbulla tani për tani ka nevojë për një skuadër ku do të luajë rregullisht, e jo klube të mëdha

Marash Kumbulla ka rënë në radarin e shumë klubeve të mëdha evropiane, pas paraqitjeve pozitive te Hellas Verona.

Por, menaxheri i njohur shqiptar, Ardian Aliaj, ish-i kuqezi që bëri të mundur transferimin e Amir Rrahmanit nga Verona te Napoli (futbollisti i bashkohet ekipit të ri në përfundim të sezonit), zbuloi për “FanZone” se ka kërkuar nga të afërmit e Kumbullës që ta dërgojnë lojtarin te një klub ku luan, për këtë ka nevojë në vitet e para të karrierës.

“Kam pasur fatin ta takoj atë dhe xhaxhanë e tij. U kam thënë vetëm një gjë: shkoni atje ku djali do të mund të luajë dhe jo te skuadrat e mëdha”, u shpreh Aliaj.

“Kumbulla është shumë i ri, po flasim për klube ku ka shumë presion”.

“Dua të flasim si ta bëjmë lojtar, jo të flasim për shifra apo të mburremi se shkoi tek Interi. Lazio? Për Taren po, por jo për Inzaghin. Nuk i mbështet shumë të rinjtë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)