Del Piero: Zidane ishte vetë futbolli

  • 01 May 2020 - 18:21
 Del Piero: Zidane ishte vetë futbolli

Alessandro Del Piero i ka thurur lëvdata Zinedine Zidanit.

Ish-mesfushori italian ka folur me superlativa për ish-mesfushorin francez, tani trajner i Real Madridit.

Ata së bashku luajtën për pesë vite në Torino te Juventusi, para se Zizu të kalojë te Real Madridi në vitin 2001.

“Ishin pesë vite të mrekullueshme me të. Ai, gjithashtu, i dha shumë Realit dhe kombëtares franceze. Zizou, kur arriti te Juventusi, ishte një djalë i heshtur, shumë i përulur, por u integrua mjaft mirë në grupin tonë. Në Torino u rrit shumë, edhe pse tashmë kishte cilësi. Në fakt, te Juventusi u përmirësua në shumë aspekte, gjë që e ka pranuar edhe vetë në kaq shumë raste. E përsëris, ishin pesë vite të mrekullueshëm. Ne ishim në gjendje të fitonim më shumë, nga këndvështrimi i lojës, kënaqësisë, teknikës… Zidane ishte vetë futbolli i pastër, bio. Ajo që bëri ishte e jashtëzakonshme”, u shpreh Del Piero.

Ziu ka fituar pothuajse gjithçka që ëndërron ta fitojë një lojtar.

(Kosova Sot Online)