Barcelona me tjetër iniciativë për bamirësi, bën gati mozaikun për duelin me Atleticon

  • 29 maj 2020 - 11:52
Barcelona me tjetër iniciativë për bamirësi, bën gati mozaikun për duelin me Atleticon

Barcelona dëshiron që ta shfrytëzojë vizitën e Atletico Madridit në Camp Nou për të shfaqur solidaritet ndaj luftës kundër koronavirusit.

Përkundër që ndeshja do të zhvillohet prapa dyerve të mbyllura, klubi katalonas e ka nisur një fushatë të quajtur “Aqui jeguem tots” (shqip: “Të gjithë luajmë këtu) dhe ata duan që t’i mbushin tribunat e stadiumit me fanella të personalizuara.

Çdo fanella do të kushtojë 65 euro dhe do të jetë në dipozicion për t’u blerë nga të gjithë tifozët që posedojnë bileta sezonale dhe për anëtarët e klubit.

Me fanellat e shitura, Barcelona do ta krijojë një mozaik në tribunat e stadiumit dhe kushdo që blen fanellë, do të shpërblehet me një fotografi për ta mbajtur këtë fushatë si kujtim.

Mbushja e të gjithë stadiumit me fanella do t’ia sillte Barcelonës 975 mijë euro, të cilat do të dërgoheshin për t’u ndihmuar Shoqatës Bamirëse të Barcelonës dhe Kryqit të Kuq për t’i ndihmuar fëmijët më të rrezikuar nga koronavirusi, duke u siguruar ushqim.

Më 15 qershor, klubi do të fillojë t’i shesë fanellat në uebsajtin e klubit dhe sapo të zhvillohet ndeshja, fanellat do të dërgohen në shtëpitë e blerësve, ndërsa do t’i lejojnë dhe përkrahësit ultras t’i varin pankartat e tyre në stadium. 

(Kosova Sot Online)