Juventusi i ofron 4 futbollistë për Chiesan

  • 31 maj 2020 - 12:18
Juventusi i ofron 4 futbollistë për Chiesan

Juventusi është i gatshëm t’i ofrojë hic më pak se katër futbollistë në shkëmbim për yllin e Fiorentinës, Federico Chiesa.

Kampioni italian Juventus e dëshiron talentin Federico Chiesa me çdo kusht, prandaj është i gatshëm t’ia japë Fiorentinës Mattia Perin, Daniele Rugani, Luca Pellegrini dhe Cristian Romero në shkëmbim për të.

Afati kalimtar i futbollistëve pas pandemisë koronavirus do të dominohet nga marrëveshjet e shkëmbimit të lojtarëve dhe mediat italiane presin që Juventusi t’i prijë rrugës në këtë drejtim.

Sipas Tuttosport, drejtori sportiv i Juves Fabio Paratici, është i gatshëm të heqë dorë nga Rugani, Pellegrini dhe Romero për ta marrë Chiesan.


(Kosova Sot Online)