“Bianconeri” janë të gatshëm të heqin dorë nga mesfushori italian për futbollistin e Chelseat
“Bianconeri” janë të gatshëm të heqin dorë nga mesfushori italian për futbollistin e Chelseat
Juventusi është i gatshëm të heq dorë nga Federico Bernardeschi vetëm për të arritur deri tek Jorginho.
Mesfushori i Chelseat është bërë objektiv i “Bianconeri” dhe kampioni italian po e shikon mundësinë se si të arrijë deri tek ish-futbollisti i Napolit.
Portali italian “Calciomercato” shkruan se Bardhezinjtë do t’ia ofrojnë klubit anglez Bernardeschin në këmbim të futbollistit me prejardhje braziliane.
Trajneri Maurizio Sarri është i uritur të punojë përsëri me Jorginhon, me të cilin kishte punuar në Napoli dhe në Chelsea.
“Blues” i kërkojnë 40 milionë euro për mesfushorin kualitativ.
Bernardeschi nga ana e tij nuk po arrin ta zë një vend titullari në “Allianz Stadium” dhe mund të largohet këtë verë prej aty.
(Kosova Sot Online)