Mourinho: Tottenhami duhet ta tregojë mendësinë time fituese sot kundër Arsenalit

  • A.P /
  • 12 July 2020 - 14:40
Mourinho: Tottenhami duhet ta tregojë mendësinë time fituese sot kundër Arsenalit

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, shpreson se do ta ngulisë mendësinë e vet fituese në kokat e lojtarëve të vet para përballjes së sotme derbi kundër Arsenalit.

Trajneri portugez e mori drejtimin e skuadrës nga Londra veriore në nëntor, duke e zëvendësuar Mauricio Pochettinon i cili pati një fillim të tmerrshëm të sezonit në Premierligë, pavarësisht se e kishte arritur finalen e Ligës së Kampionëve në sezonin paraprak.

Vështirësitë e Tottenhamit nuk kanë marrë fund ende, megjithatë, sepse të bardhët renditën në vendin e 10-të në Premierligë dhe tashmë janë eliminuar nga çdo garë.

Ish-trajneri i Chelseat, Interit, Real Madridit dhe Manchester Unitedit e pranon se do t’i marrë kohë për ta bërë Tottenhami të luajë siç do ai, por është i vendosur për ta shndërruar atë në një skuadër të mirëfilltë të Mourinhos.

“Dua që ekipi të jetë pasqyrim i asaj që është trajneri. Dhe kur ajo ndodh, atëherë ndien: ‘Ky është ekipi im i vërtetë’. Ama kjo është që nuk bëhet brenda natës. Është proces”, tha Mourinho.

(Kosova Sot Online)