Arteta pyetet përsëri pse Ozil po mungon në ndeshjet e Arsenalit

  • S.A /
  • 13 July 2020 - 10:14
Arteta pyetet përsëri pse Ozil po mungon në ndeshjet e Arsenalit

Mikel Arteta nuk deshi të flasë kur u pyet për të ardhmen e Mesut Ozilit në Arsenal të dielën, pasi ai mungoi përsëri.

Përfaqësuesi i Gjermanisë mungoi në skuadrën e Arsenalit, e cila humbi 2:1 kundër Tottenhamit në derbin e Londrës veriore, duke rënë në pozitën e nëntë në renditje të Premierligës, si pasojë.

Ozil nuk e ka bërë asnjë paraqitje që prej rikthimit të futbollit në qershor, duke ia dalë të jetë pjesë e skuadrës vetëm dy herë para se të lihej plotësisht jashtë saj me një problem misterioz në shpinë.

I pyetur për të pas ndeshjes të dielën, trajneri spanjoll ishte shumë i rezervuar.

“Ai ende është në gjendjen e njëjtë si javën e kaluar, apo si para dy javëve dhe e kemi thënë se kjo është çështje e brendshme”, tha Arteta.

“Nuk asgjë për të thënë”, shtoi ai i pyetur për të ardhmen e Ozil.

( Kosova Sot Online )