Ballkani ia uron Prishtinës Kupën

  • S.A /
  • 30 July 2020 - 10:33
Ballkani ia uron Prishtinës Kupën

Pas triumfit të Prishtinës në finalen e Kupës së Kosovës, Ballkani ua ka uruar trofeun bardhezinjve trofeun dhe u ka dëshiruar arritje në kualifikimet për Ligën e Evropës, në mënyrë që Kosova të përfaqësohet sa më mirë në garat evropiane.

Ballkani ngeli duar thatë dhe jashtë kualifikimeve për pjesëmarrje në Ligën e Evropës, pavarësisht se pati një sezon mbresëlënës, pasi u mund në finale të Kupës së Kosovës 1:0 nga Prishtina të mërkurën.

Otto John e shënoi golin e vetëm për triumfin e Prishtinës, i cili ua mundëson kryeqytetasve të luajnë në kualifikime për pjesëmarrje në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm.

Pasi dështoi në garë për titull në javën e parafundit në Ipko Superligë dhe pjesëmarrje, Ballkani e kishte kupën si trenin e fundit dhe tani klubi është shprehur se gjithçka që i ka mbetur është të përgatitet për sezonin e ri.

“Urime për FC Prishtina për fitoren në Digitalb Kupën e Kosovës, i urojme të na përfaqësoj në mënyre sa më të mirë në garat Europiane”, shkruan faqja zyrtare e Ballkanit.

“Ndërsa neve si klub na mbetet të përgatitemi për sezonin e ri”.

(Kosova Sot Online )