De Paul, objektiv i Juventusit
Juventus po përgatit sfidën kundër Lyonit në Champions League, por po punon edhe për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Sipas Il Corriere di Torino, objektivi i ri i Zonjës së Vjetër është Rodrigo de Paul.
Argjentinasi, mik i ngushtë i Dybala, mund të mbulojë disa pozicione në mesfushë. Një xhol i vërtetë që do ta përforconte ndjeshëm ekipin e Sarrit.
Marrëdhënies mes Juventus-it dhe Udineses, siç tregon operacioni Mandragora, janë shumë të mirë, por do të duhen gjithsesi shumë para.
Flitet për të paktën 40 milionë euro.
(Kosova Sot Online)