Presidenti i Barcelonës e konfirmon shkarkimin e trajnerit Setien

  • S.A /
  • 17 August 2020 - 09:39
Presidenti i Barcelonës e konfirmon shkarkimin e trajnerit Setien

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka konfirmuar se trajneri i skuadrës Quique Setien është shkarkuar.

Bartomeu e ka konfirmuar lajmin për Cadena Cope pas një takimi në orët e vona të së dielës me drejtorin sportiv Eric Abidal.

Humbja turpëruese 8:2 kundër Bayern Munich në çerekfinale të Ligës së Kampionëve javën ia dha shkelmin final Setienit, për largimin e të cilit është përfolur mjaft shumë muajin e fundit.

Setien u emërua trajner i Barçës në janar, si zëvendësues i Ernesto Valverdes së shkarkuar, por dështoi plotësisht duke e humbur garën për titull në La Liga ndaj rivalit Real Madrid, edhe pse e kishte epërsinë e pikëve dhe duke u turpëruar në garën më të madhe evropiane për klube.

Ndër kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar atë janë Ronald Koeman dhe Mauricio Pochettino.

Ky i pari madje ka mbërritur në Barcelonë të dielën.

Drejtuesit e Barcelonës do të mbajnë takime sot gjatë ditës për të marrë vendime të mëdha për të ardhmen e klubit.

(Kosova Sot Online )