Edhe një tenist tjetër pozitiv me koronavirus

  • S.A /
  • 17 August 2020 - 09:35
Edhe një tenist tjetër pozitiv me koronavirus

Tenisti japonez Kei Nishikori ka dalë pozitiv në testin për koronavirus dhe si pasojë nuk do të jetë në gjendje të luajë në turneun Cincinnati Masters.

Ai rrezikon të mungojë në grand slamin US Open, i cili nis pas dy javëve.

Finalisti i vitit 2014 në US Open thotë se ndihet mirë dhe se është vetizoluar. Ai njoftoi se do ta bëjë edhe një test tjetër të premten.

Kampionët në fuqi Rafael Nadal dhe Bianca Andreescu kanë njoftuar tashmë se nuk do të marrin pjesë në US Open.

“Këtë mëngjes në Florida, e bëra testin për Covid-19 dhe dola pozitiv”, tha numri 31 i botës.

“Më duhet të tërhiqem nga turneu Cincinnati këtë herë. Unë dhe ekipi im do të testohemi përsëri të premten”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )