Pedro mbërrin në Romë

  • S.A /
  • 17 August 2020 - 15:50
Pedro mbërrin në Romë

Roma e re e Dan Friedkin fillon të marrë formë. Verdhekuqtë nga çasi në çast pritet të zyrtarizojnë firmën me Pedro Rodriguez, ish-sulmuesin e Barcelonës dhe Chelsea-t.

Spanjolli zbarkoi në Fiumicino me një fluturim privat. Pasi kaloi procedurën klasike të testeve mjekësore, do të firmosë me klubin kryeqytetas deri më 30 qershor 2023. Me pak fjalë, Roma merr një sulmues me përvojë për të rritur cilësinë para portës.

Një afrim i shumëdëshiruar, i siguruar me shumë mund, pasi konkurrenca ishte shumë e fortë. Klube nga Anglia e Spanja, kryesisht, kishte tentuar ta joshnin 33-vjeçarin.

Pas përvojës me blutë e Londrës, Pedro zgjodhi Serinë A. I tërhequr nga “buzëqeshja” e “Qytetit të Përjetshëm” dhe, mbi të gjitha, nga një projekt ambicioz.

(Kosova Sot Online)