Lichtsteiner është pensionuar nga futbollit, A do të jetë ylli shqiptar Granit Xhaka kapiten i Zvicrës...?

  • S.A /
  • 17 August 2020 - 12:21
Lichtsteiner është pensionuar nga futbollit, A do të jetë ylli shqiptar Granit Xhaka kapiten i Zvicrës...?

Stephan Lichtsteiner është pensionuar nga futbolli pas një karriere 19 vjeçare me klube fantastike.

Mbrojtësi i djathtë zviceran ka nisur karrierën në futbollin profesionist te Grasshopper, për të luajtur pastaj edhe për Lille, Lazio, Juventus, Arsenal dhe së fundmi Augsburg.

Zvicerani që ishte kapiten në Kombëtaren e Helvetikëve i dha fund karrierës së tij pas 19 viteve.

E tani pas largimit të tij nga futbolli, kapiten te Zvicra do të mbetet zëvendësi i tij, Granit Xhaka.

Ka qenë trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Vladimir Petkovic që ka konfirmuar një gjë të tillë.

Zvicra me 3 shtator do të luaj ndaj Ukrainës, ndërsa tri ditë më vonë përballet me Gjermaninë, ndeshje ku Xhaka do ta bart shiritin e kapitenit.

A do të jetë Granit Xhaka kapiten pas pensionimit të Stephan Lichtsteiner? Ne jemi përgatitur për këtë natyrisht. Hierarkia në Kombëtare është zhvilluar mire dhe natyrisht që ai Xhaka do të jetë kapiten”, ka deklaruar Petkovic.

Krejt në fund tekniku zviceran tha se është i shqetësuar pasi disa nga lojtarët e ekipit të parë nuk kanë luajtur shumë kohëve të fundit ose kanë probleme me lëndime.

(Kosova Sot Online )