Lukaku: Interi është këtu për ta fituar Ligën e Evropës

  • S.A /
  • 18 August 2020 - 09:06
Lukaku: Interi është këtu për ta fituar Ligën e Evropës

Romelu Lukaku e ka paralajmëruar Sevillën se Interi është i vendosur për ta fituar Ligën e Evropës, pas triumfit tejet bindes të gjigantit italian 5:0 kundër Shakhtar Donetsk në gjysmëfinale.

Sulmuesi belg i shënoi dy gola në fitoren e thellë të Interit të hënën në Dusseldorf, duke i ndihmuar ta arrijë finalen e parë evropiane pas plot një dekade.

Në finalen e së premtes, Interi do të përballet me Sevillën, e cila e mundi Manchetser Unitedin në gjysmëfinale.

“Ekipi po luan shumë mirë. Të gjithë po përpiqen ta bëjnë më të mirën. Ne kemi punuar vërtet shumë në kampin stërvitor”, tha Lukaku.

“Ka qenë e vështirë, por tani po i shohim rezultatit e punës së zellshme”, shtoi ai.

“Çdo gjë po shkon mirë… ne jemi këtu për të fituar edhe pse ekipi kundër të cilit do të luajmë është favorit”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online )