Zyrtare: Ylli i Real Madridit i bashkohet Dortmundit

  • S.A /
  • 19 August 2020 - 15:51
Zyrtare: Ylli i Real Madridit i bashkohet Dortmundit

Borussia Dortmundi e ka kompletuar huazimin e adoleshentit të talentuar të Real Madridit, Reinier Jesus, pas një marrëveshje dyvjeçare më gjigantin spanjoll.

Mesfushori brazilian u ble nga Real Madridit për 30 milionë euro në Flamengo në muajin janar por futbollin evropian do ta shijoj së pari në Bundesligë në fanellën e Dortmundit.

Duke u huazuar në Dortmund për dy sezone, Reinier po i ndjek hapat e Achraf Hakimi, i cili i kaloi dy sezonet e fundit në Signal Iduna Park para se të blihej nga Interi këtë verë.

Renieri i zhvilloi vetëm tri ndeshje për Real Castilla, që udhëhiqet nga ikona e klubit Raul Gonzalez, në sezonin 2019/20, për shkak të pandemisë koronavirus.

(Kosova Sot Online )