Lautaro: Mezi e pres finalen, e dua trofeun

  • S.A /
  • 20 August 2020 - 11:16
Lautaro: Mezi e pres finalen, e dua trofeun

Lautaro Martinez po pret me padurim finalen e Europa League ndaj Sevillas që do të zhvillohet të premten në Koln të Gjermanisë, me shpresën se do të arrijë të fitojë trofeun e tij të parë me Interin.

Lautaro në intervistën e dhënë për kanalin zyrtar të UEFA-s nuk rresht së falenderuari Antonio Conte për mundësinë që i ka dhënë për t’u shfaqur si protagonist me zikaltrit në këtë sezon.

“Shpresoj që ndeshja e fundit e sezonit të jetë speciale për ne. Të premten duam të ngrejmë lart trofeun. Interi po rritet shumë si grup. Është finalja ime e parë, dhe dua të fitoj trofeun tim të parë me Interin.”

{/486392}

Lautaro foli me superlativa për Conten.“Conte më ka telefonuar sapo ka ardhur tek Interi kur unë isha me pushime. Më ka ndihmuar shumë të rritem. Është një trajner që ka besim tek unë dhe më ka ndihmuar të rritem dhe të ndryshoj mentalitet”.

Në fund argjentinasi tha edhe dy fjalë për kundërshtarin në finale.

“Sevilla ka luajtur shumë finale dhe kjo do thotë që është një skuadër serioze që luan mirë. Është një kundërshtar i fortë”, përfundoi Lautaro Martinez.

(Kosova Sot Online )