Fati e braktis vëllanë e Messit, për menaxherin e Ronaldos

  • E.K /
  • 20 August 2020 - 13:43
Fati e braktis vëllanë e Messit, për menaxherin e Ronaldos

Talenti i Barcelonës, Ansu Fati, ka vendosur ta ndërrojë menaxherin personal, duke nënshkruar marrëveshje me Jorge Mendesin.

Deri tani ai përfaqësohej nga vëllai i Lionel Messit, Rodrigo Messi.

Fati do të bëhet anëtar i ekipit të parë të Barcelonës nga sezoni i ri dhe promovimi i tij pritet të shoqërohet me rritje page.

Klauzola e lirimit tij të në kontratë me Barçën do të rritet në 170 milionë euro sapo t’i mbushë 18 vjet në tetor.

Fati do të bëhet vetëm lojtari i dytë i Barcelonës që përfaqësohet nga Mendes, menaxheri i Cristiano Ronaldos të Juventusit, pas Nelson Semedos.

Barcelona e sheh Fatin si pasardhës të Messit dhe dëshiron ta mbajë në klub, siç ka konfirmuar edhe presidenti i katalonasve, Josep Maria Bartomeu.

“Ne kemi marrë oferta për Fatin, por nuk duam ta shesim atë. Duam që ai të rritet këtu në klubin tonë”, ka thënë Bartomeu.

“Fati nuk është në shitje”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)